Arsenali triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 në derbin e Londrës ndaj Tottenham-it.
“Topçinjtë” vazhdojnë marshimin drejt titullit kampion, me një sukses të rëndësishëm në javën e 12-të në Premier League.
Trossard zhbllokoi takimin në minutën e 36-të, ndërsa vetëm 5 minuta më vonë, Eze dyfishoi rezultatin.
Sulmuesi anglez u shfaq i papërmbajtshëm në pjesën e dytë. Eze realizoi të tretin për Arsenalin në minutën e 46-të, ndërsa në minutën e 76-të kompletoi tripletën personale.
Golin e vetëm për Tottenham, e shënoi Richarlison në minutën e 55-të, por kishte vetëm vlerë statistikore.
Me këtë sukses, Arsenali shkëputet në krye me 29 pikë, gjashtë më shumë se Chelsea i vendit të dytë, ndërsa Tottenham mban vendin e nëntë me 18 pikë.