PROFILI/ Kush është Klodian Braho, kreu i ri i SPAK!
11 Dhjetor, 15:33Fokus
Federata Shqiptare e Futbollit publikoi statistikat e pesë futbollistëve më të shpejtë të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026.
Nedim Bajrami regjistroi shpejtësinë më të lartë me 34.18 km/h. Arbër Hoxha u rendit i dyti me 32.98 km/h.
Armando Broja dhe Myrto Uzuni ndajnë vendin e tretë, të dy me nga 32.23 km/h. I pesti në listë është Mario Mitaj, që arriti deri në 31.47 km/h.
Kombëtarja e mbylli grupin në vend të dytë dhe siguroi fazën “play-off”, ku do të përballet me Poloninë në gjysmëfinale. Në rast kalimi, kundërshtari i finales do të jetë fituesi i Ukrainë–Suedi.
