Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA jep dënim të rëndë për Luis Diaz. Zemërohet Bayern

21 Nëntor 2025, 20:29Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndërhyrja e ashpër ndaj Hakimit, UEFA jep dënim të rëndë për Luis Diaz

UEFA ka pezulluar Luis Diaz me tre ndeshje në Champions League pas ndërhyrjes së tij ndaj Achraf Hakimit në sfidën ndaj Paris Saint-Germain.

Sulmuesi i Bayern Munich u ndëshkua me karton të kuq të për ndërhyrjen që shkaktoi dëmtimin e mbrojtësit maroken.

Vendimi tregon se ai do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të ndaj Arsenalit, Sporting Lisbonës dhe Union Saint-Gilloise. Klubi gjerman kishte pritshmëri që pezullimi të ishte vetëm një ndeshje, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas “Bild”, vendimi i UEFA-s ka shkaktuar pakënaqësi brenda Bayernit.

Klubi ka kërkuar sqarime zyrtare nga organizata europiane për të vlerësuar mundësinë e një apelimi.

Bayern do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm pas marrjes së përgjigjes.


Video