Kuvendi do hap TV "Media Hub" që do KUSHTOJË 500 mijë EURO!
20 Janar, 13:24Fokus
Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi ka arritur edhe një rezultat të rëndësishëm në Gurgl, duke siguruar vendin e dytë në Slalomin Special të Kupës së Botës në Austri.
Skiatorja shqiptare u rendit menjëherë pas Mikaela Shiffrin, e cila regjistroi kohën më të mirë të garës.
Colturi zhvilloi dy zbritje të qëndrueshme dhe konkurruese, duke zënë vendin e dytë si në lëshimin e parë ashtu edhe në të dytin.
Performanca e saj i siguroi podiumin për të dytin vit radhazi në këtë pistë. Ky rezultat pason suksesin e arritur në Levi dhe sjell një tjetër medalje për Shqipërinë në Kupën e Botës në ski.
