
Armando Broja do të ndryshojë skuadër në merkaton e verës dhe e ardhmja duket se do të jetë në Holandë.
Sipas raportimeve nga mediat britanike, Chelsea po mendon të përfshijë sulmuesin shqiptar në një marrëveshje, për të afruar mbrojtësin Jorrel Hato nga Ajax.
Klubi holandez kërkon të paktën 40 milionë euro, ndërsa londinezët për të ulur çmimin, po mendojnë të përfshijnë Brojën si shkëmbim.
23-vjeçari shqiptar po përgatitet për një aventurë të re dhe transferimi në Holandë, mund të ishte zgjedhja e duhur.
Broja e njeh shumë mirë kampionatin e Eredivisie, sepse ka luajtur për një sezon i huazuar te Vittese, ku edhe spikati si lojtar.
Duke qenë se nuk bën pjesë në planet e trajnerit Enzo Maresca, një transferim tek Ajax i Brojës, do të ishte pozitiv për të gjitha palët.