FOTO/ Bekham dhe Maskerano i përulen Mesit: Më i miri në histori, askush si ai!

20 Qershor 2025, 13:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Havier Maskerano, ish-shoku i skuadrës së Leos në ekipin kombëtar të Argjentinës dhe te Barcelona dhe tani trajneri i tij në Florida, nuk hezitoi të përsëriste admirimin e tij.

Përtej golit, e keni dëgjuar nga unë shumë herë: ai është lojtari që na udhëheq në rrugën e duhur.

Uria, qëndrueshmëria, dëshira e tij për të vazhduar të luajë në një nivel të lartë… ai na tregon rrugën që duhet të ndjekim. 

Sa i përket futbollit, çfarë tjetër mund të thuash?

Ai është lojtari më i mirë në histori.

Por ai vazhdon të mahnisë me dëshirën e tij për të fituar”, tha trajneri në një konferencë për shtyp.

David Bekham, bashkëpronar i Inter Majemit, gjithashtu lavdëroi yllin argjentinas me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm në Instagram: “Askush si ai”, i shoqëruar nga një foto e Mesit duke festuar në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta.

FOTO/ Bekham dhe Maskerano i përulen Mesit: Më i miri në histori,

Pleshti ishte edhe një herë i vendosur dhe dëshiron të konsolidojë statusin e tij si legjendë.

Video