Cristiano Ronaldo dhe zakonet e çuditshme për higjienën personale: Ja pse futbollisti i lyen thonjtë e këmbës

17 Qershor 2025, 13:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cristiano Ronaldo, një nga sportistët më të disiplinuar dhe të njohur në botë, ka tërhequr sërish vëmendjen me një zakon: lyerjen e thonjve të këmbëve. 

Sipas gazetës gjermane BILD, 39-vjeçari e praktikon këtë veprim për arsye higjienike dhe mbrojtëse, duke parandaluar bakteret dhe kërpudhat që mund të shfaqen për shkak të djersës në këpucë.

Ky zakon nuk është i panjohur mes sportistëve profesionistë, veçanërisht në sporte si boks, MMA dhe atletikë.

Cristiano Ronaldo dhe zakonet e çuditshme për higjienën

Emra të mëdhenj si Mike Tyson dhe Israel Adesanya kanë përdorur të njëjtën praktikë gjatë karrierës së tyre për të mbajtur higjienën e këmbëve në nivel të lartë.

Përveç kësaj, Ronaldo njihet për përkushtimin ekstrem ndaj shëndetit dhe formës së tij fizike. Ai përdor unazën inteligjente “Oura Ring”, e cila monitoron gjumin, temperaturën, ritmin e zemrës dhe aktivitetin fizik, pjesë e një rutine të detajuar që përfshin deri në pesë sy gjumë në ditë.

Video