
Cristiano Ronaldo i ka dhuruar një fanellë me autografin e tij Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në fanellën për Trump, CR7 nuk ka hezituar të bëjë edhe një mesazh të veçantë për paqen.
Mesazhi i yllit të futbollit ishte: “Të luash për paqe”.
Në samitin e G7 në Kanada, përpara se Trump të largohej para kohe, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili është portugez, ia dorëzoi fanellën presidentit amerikan.
“Për Presidentin Donald Trump, të luash për paqe! Si ekip!”, shkroi Costa në rrjetet sociale.
To President @realdonaldtrump.
— António Costa (@eucopresident) June 16, 2025
Playing for peace. As a team. pic.twitter.com/iLGAmbmu0J
Gjithashtu në postimin e tij në rrjetet sociale, António ndau fotografi të Presidentit Trump dhe fanellës, së bashku me një pamje nga afër të mesazhit të Cristianos.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ylli i futbollit botëror dërgon mesazhe të tilla, pasi edhe më herët, ai ka bërë diçka të tillë.