Italia bën detyrën, Suedia dhe Danimarka me fitore bindëse. Dy sfida shkojnë në shtesë

26 Mars 2026, 23:04Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përveç Poloni-Shqipëri dhe Sllovaki-Kosovë, u luajtën dhe ndeshjet e tjera për zonën e Europës, për të përcaktuar 4 ekipet e fundit që do të shkojnë në Kupën e Botës 2026.

Në “Bergamo”, Italia bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Irlandës së Veriut, falë golave të Sandro Tonali dhe Moise Kean në pjesën e dytë. “Axurrët” do të ndeshen në finale me fituesin e çiftit Uells-Bosnje Hercegovinë, ku koha e rregullt u mbyll 1-1 dhe sfida ka shkuar në shtesë.

Danimarka ka fituar 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, ku golat u shënuan edhe këtu në pjesën e dytë. Damsgaard zhbllokoi sfidën, dopietë dhe Isaksen dhe goli i Norgaard, që vulosi fitoeen 4-0. Danimarka do të përballet në finale me fituesin e çiftit Çeki-Irlandë, koha e rregullt u mbyll në abrazim 2-2 dhe tani po luhet shtesa.

Suedia fitoi 1-3 ndaj Ukrainës në sfidën e luajtur në Valencia, në fushë asnjanëse. Për nordikët vendosi dopieta e Viktor Gyokeres dhe në finale do të përballen me Poloninë.


Video