Shqipëria “tremb” Tusk - Kryeministri polak përpara ndeshjes: Zemra ime është plot frikë

26 Mars 2026, 20:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Edhe pse nuk mund të ishte prezent në “PGE National Stadium”, kryeministri polak ka thënë se do të ndjekë ndeshjen Poloni-Shqipëri  nga ekrani.

Takimi në fjalë ka aq shumë rëndësi sa Donald Tusk gjeti mundësinë ta komentonte ditën e sotme kur kishte dalë përpara gazetarëve për të mbajtur një konferencë për shtyp mbi çmimin e naftës.

“Ju e dini fare mirë se kur politikanët nisin të bëjnë parashikime fusha nxjerr të kundërtën. Jam optimist, por na duhet shumë kujdes.

Për vite me radhë Shqipëria ka qenë rivalja e ëndrrave, por tani gjërat kanë ndryshuar. Ata që kuptojnë diçka nga futbolli e dinë fare mirë se Shqipëria është një rivale që kërkon shumë vëmendje”, tha kryeministri polak, Tusk.


Video