Autoritetet e futbollit në Poloni kanë vendosur që stadiumi “PGE Arena” do të qëndrojë i mbuluar, ndërsa Shqipëria mat forcat me Poloninë sot në orën 20:45 në Varshavë.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Polake të Futbollit, Lukasz Vashowski, ka konfirmuar se çatia e stadiumit do të qëndrojë e mbyllur gjatë gjysmëfinales së play-off-it të Kupës së Botës.
Në stadium priten 56 mijë tifozë, nga të cilët diçka më shumë se 3 mijë do të jenë shqiptarë.
Kjo do të thotë se afro 53 mijë tifozë do të jenë polakë, duke krijuar një akustikë më të favorshme për futbollistët vendas.
Lojtarët nuk do të ndikohen nga kushtet atmosferike, ndërsa atmosfera nga tifozët pritet të jetë e ndezur.
Ky është një rast i pazakontë për Kombëtaren shqiptare, e cila me stadiumin e mbuluar kërkon kualifikimin në finalen e play-off-it dhe ëndërron pjesëmarrjen në Botërorin 2026.