Besëlidhja synon të fitojë finalen e Ligës Unike që luhet për herë të parë në Shqipëri, thirrja për tifozët

24 Mars 2026, 19:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kampionët e Besëlidhjes pas një suksesi për 2 vite radhazi si kampion absolut të Shqipërisë, këtë herë synon të fitojë finalen e Ligës Unike që luhet për herë të parë në Shqipëri.

“Ky është një moment që na bashkon të gjithëve — një moment krenarie kombëtare.

Ndaj, merr familjen dhe eja më 25 mars, në orën 19:00, në Parkun Olimpik, në sallën "Feti Borova", rruga "Liman Kaba" në Tiranë, hyrja falas.

Eja dhe ndiq ekipin që nuk bën krenar vetëm qytetin e Lezhës… por çdo shqiptar.

Eja të mbështesim së bashku Besëlidhjen, me një atmosferë të jashtëzakonshme, në përballjen për finalen e më të mirëve.

Sepse kur fiton Besëlidhja… fiton Shqipëria”, është thirrja e klubit.


Video