Shqipëria i ka sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te Kombëtarja

20 Mars 2026, 20:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë

Ernest Muçi është ftuar nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e marsit. Trabzonspori e ka konfirmuar zyrtarisht përmes rrjeteve sociale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit e publikon nesër listën e plotë.

Ky është një rikthim i bujshëm në Kombëtare, teksa Muçi ka shpërthyer te Trabzonspori. Në vitin 2025 pati vetëm 30 minuta hapësirë për të te kuqezinjtë, ndërsa mbetet për t’u parë çfarë roli do luajë në “play off”.

Kombëtarja sfidon Poloninë në transfertë. Ky takim gjysmëfinal për fazën “play off” të Botërorit është rezervuar më 26 mars, prej orës 20:45.

Shqipëria i ka sytë nga ai, konfirmohet rikthimi i bujshëm te
Lista e Trabzonsporit për lojtarët e tij që janë ftuar nga kombëtaret

Video