
Rafinja është rikthyer në ditët e tij më të mirën pikërisht kur vjen momenti i së vërtetës, në Ligën e Kampioneve. Nëse ai ishte i pandalshëm kundër Sevijas (shënoi tre gola), sulmuesi brazilian ishte kyç në fitoren historike kundër Njukasëll, duke marrë pjesë në katër nga shtatë golat, e duke e çuar Barçën në çerekfinale.
Një ‘show’, ai i Rafinja, që të kujton ato që Leo Mesi dhuroi në të kaluarën në turneun e madh europian. Barcelona shënoi shtatë gola kundër Njukasëll dhe shtatë vite më parë një lojtar i Barçës nuk mori pjesë në aq shumë gola në të njëjtën ndeshje sa braziliani kundër skuadrës angleze. Në një Barcelona-Lion, gjithashtu në ndeshjen e kthimit të raundit të 16, Leo Mesi bashkëpunoi në katër nga pesë golat që “blaugranat” shënuan kundër francezëve në një fitore 5-1.
Ishte më 13 mars 2019. Pesë ditë më parë ishte përvjetori i shtatë i një shfaqjeje tjetër për t’u mbajtur mend. Edhe pse nuk kishte qenë hera e pare, në katër raste të mëparshme Mesi kishte bërë një paraqitje në katër gola në një duel të Ligës së Kampionëve.
Kundër Lion, Mesi hapi rezultatin nga pika e penalltisë, shënoi të tretin e Barçës dhe asistoi për Pike dhe Dembele për të vulosur fitoren. Nga ana e tij Rafinja shënoi 1-0, vendosi Fermín për të bërë 4-2, dhe për Levandovskin për të bërë 5-2 dhe mbylli humbjen duke përfituar nga një pasim i gabuar nga kundërshtari. Rafinja mbërrin në formën maksimale të sezonit dhe është në garë për të fituar “Topin e Artë”.