Janë përcaktuar katër skuadrat e para që sigurojnë një vend në fazën çerekfinale të Champions League.
Real Madridi arriti të eliminojë Manchester City-n, me triumf 2-1 në Angli, pas fitores së pastër 3-0 në takimin e parë.
Ndeshja mori kthesë në minutën e 20-të, kur Bernardo Silva u ndëshkua me karton të kuq, duke i dhënë mundësinë Vinicius-it të shënonte nga pika e bardhë.
Edhe pse Haaland barazoi për “Qytetarët”, nuk mjaftoi. Në fund, Vinicius vulosi ndeshjen me golin e dytë.
Në Londër, Arsenali mposhti 2-0 Bayer Leverkusenin, duke festuar kualifikimin pas barazimit 1-1 në Gjermani.
“Topçinjtë” tashmë e dinë kundërshtarin e radhës, i cili do të jetë Sportingu i Lisbonës. Skuadra portugeze bëri një përmbysjeje epike ndaj Bodo/Glimt, nga 0-3 në ndeshjen e parë, në 5-0 në atë të kthimit.
Ndërkohë, PSG nuk lejoi surpriza ndaj Chelsea-t, duke fituar sërish me rezultatin 0-3 në “Stamford Bridge” dhe duke vulosur kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 8-2.