Volejbollistja shqiptare bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes Athinës

19 March 2026, 12:54Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Volejbollistja shqiptare bën historinë, fiton Challange Cup si MVP mes
Erblira Bici

Erblira Bici ka shkëlqyer në finalen europiane të volejbollit Challenge Cup kundër Panathinaikosit për të ndihmuar Valefoljan në fitoren e trofeut.

Pas fitores së vuajtur 3-2 në ndeshjen e parë, italianet dominuan totalisht sfidën e kthimit 3-0 në atmosferën e zjarrtë në Athinë, duke ngritur për herë të parë një kupë Europe. Një histori e jashtëzakonshme suksesi për një skuadër që është krijuar vetëm 6 vite më parë.

Valefolja fitoi setet me rezultatin 25-20, 27-25 dhe 25-16.

Bici me eksperiencën e saj ishte e pandalshme duke dominuar duelet në ajër dhe duke shënuar pikët që sollën fitoren.

Volejbollistja shqiptare u shpall gjithashtu si më e mira e finales së “Challenge Cup”. Ajo është pjesë e Valefoljas prej 2 sezonesh, kur u transferua nga Roma në vitin 2024.


Video