Manchester City ka fituar Kupën e Ligës, duke mposhtur Arsenalin me rezultatin 2-0 në finale.
Heroi i mbrëmjes për skuadrën e Pep Guardiolës ishte Nico O’Reilly, i cili shënoi dy gola brenda katër minutave në pjesën e dytë.
Ndeshja nisi me një presion të lartë nga “Topçinjtë”, por portieri James Trafford bëri pritje vendimtare ndaj tentativave të Kai Havertz dhe Bukayo Saka.
Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola, City rriti ritmin dhe zhbllokoi shifrat në minutën e 60-të, kur O’Reilly përfitoi nga një pasiguri e portierit Kepa. Katër minuta më vonë, i njëjti lojtar dyfishoi avantazhin me një goditje me kokë pas krosimit të Matheus Nunes.
Arsenal u përpoq të reagonte por fillimisht Calafiori u ndal nga shtylla, ndërsa më pas Gabriel goditi traversën.
Ky triumf shënon trofeun e 19-të për Guardiolën në krye të qytetarëve.