Një raportim i bujshëm nga Franca, ka shkaktuar polemika te Real Madridi, duke pretenduar se stafi mjekësor i klubit ka bërë një gabim trashanik në diagnostikimin e yllit francez, Kylian Mbappe.
Sipas “RMC”, në Madrid jo vetëm që dhanë një diagnozë të pasaktë për dëmtimin e tij në gju, por thuhet ata mund të kenë ekzaminuar gjurin e gabuar.
I pakënaqur dhe i zemëruar me vlerësimin fillestar, Mbappe kërkoi ndihmë në Paris, në një specialist të njohur. Ky i fundit thuhet se kritikoi punën e bërë në Madrid dhe hartoi një plan të ri riaftësimi të bazuar në forcimin e zonës problematike, duke shmangur kështu nevojën për një ndërhyrje kirurgjikale.
Vetë Mbappe konfirmoi udhëtimin në Francë dhe u shpreh i lehtësuar: “Gjuri im është mirë, jam rikuperuar plotësisht. Isha me fat që gjeta diagnozën e duhur kur shkova në Paris.”