FSHF shton kaosin për tifozët kuqezi për ndeshjen Poloni-Shqipëri: Nuk jep asnjë sqarim për biletat

24 Mars 2026, 22:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tifozët kuqezi

Federata Shqiptare e Futbollit e drejtuar nga Armando Duka ka publikuar një njoftim të detajuar për organizimin e tifozëve kuqezi në Varshavë për ndeshjen ndaj Polonisë, por në vend që të qartësojë situatën, duket se ka shtuar edhe më shumë konfuzion. Në letër, gjithçka duket e organizuar: pika grumbullimi, hyrje të dedikuara, rregulla sigurie dhe këshilla për transportin. Por në praktikë, problemi kryesor i tifozëve shqiptarë mbetet i pazgjidhur, biletat.

Pavarësisht një liste të gjatë udhëzimesh, FSHF nuk ka dhënë asnjë informacion konkret mbi:

- Mënyrën e shpërndarjes së biletave

- Aksesin në to

- Zgjidhjen e problemeve teknike

- Çfarë ndodh në rast mungese bilete apo gabimesh në sistem

Në një kohë kur shumë tifozë kanë udhëtuar ose planifikojnë të udhëtojnë drejt Polonisë, mungesa e këtij informacioni është thelbësore dhe krijon pasiguri të madhe. Njoftimi i FSHF-së fokusohet në detaje organizative si:

- Hyrjet në stadium

- Ndalimet për objekte

- Rregullat e sigurisë

Por mungon një orientim i thjeshtë dhe praktik për tifozin e zakonshëm:

- Nuk ka hartë të qartë të stadiumit

- Nuk ka udhëzime të thjeshta hap pas hapi nuk ka informacion emergjent apo kontakte ndihme.

- Në vend të qartësisë, kemi një tekst të gjatë që lë shumë pyetje pa përgjigje.

FSHF paralajmëron për rrezik përplasjesh mes huliganëve dhe këshillon tifozët të shmangin zonat e izoluara dhe madje të mos mbajnë simbole kombëtare jashtë stadiumit.

Por këto paralajmërime nuk shoqërohen me:

- Zona të sigurta të rekomanduara

- Plan konkret lëvizjeje për tifozët

- Asistencë nga organizatorët shqiptarë

Kjo e bën situatën edhe më të paqartë për tifozët që ndodhen në një qytet të huaj. Në një event kaq të rëndësishëm si një ndeshje play-off, kjo qasje rrezikon të kthejë një festë futbolli në një eksperiencë stresuese për tifozët kuqezi./ZËRI


Video