Kombëtarja shqiptare është gati për “betejën” e Varshavës, por me disa ndryshime interesante sa i përket numrave që lojtarët do të mbajnë mbi shpinë.
Me publikimin e listës zyrtare prej 23 lojtarësh për sfidën ndaj Polonisë, është vënë re se mungesat e rëndësishme kanë sjellë ndryshime të numrave.
Anis Mehmeti, i cili rikthehet te kuqezinjtë pas një mungese të gjatë, do të mbajë numrin 9, të cilin zakonisht e mban Jasir Asani. Ky i fundit është dërguar në tribunë për këtë ndeshje nga Silvinjo.
Një tjetër ndryshim vjen te numri 7, që mbeti bosh pas dëmtimit të Rey Manajt. Kjo fanellë i është besuar Adrion Pajazitit.
Ndërkohë, dy risitë e mbrojtjes, Stavro Pilo dhe Bujar Pllana, do të debutojnë me numrat 19 dhe 15.
Si pritet të luajë Shqipëria
Skuadra shqiptare ka pasur vetëm tre ditë në dispozicion për përgatitje, por pavarësisht kësaj, pritet të zbresë në fushë me ambicie të mëdha dhe disa ndryshime të papritura në formacion. Në portë, besimi do të jetë sërish te Thomas Strakosha, ndërsa mbrojtja me katër do të përbëhet nga Mario Mitaj në të majtë dhe Elseid Hysaj në të djathtë, duke lënë në stol dy risitë e grumbullimit të marsit, Pllanën dhe Pilon. Në qendër do të vendosen Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti, ndërkohë që Ardian Ismajli, pavarësisht formës së mirë, pritet të mbetet jashtë formacionit titullar dhe do e ndjekë sfidën nga pankina.
Në mesfushë, dyshja Kristjan Asllani dhe Julian Shehu konsiderohen të sigurt, ndërsa gara mes Ylber Ramadani dhe Qazim Laçi duket se do të fitohet nga ky i fundit. Në repartin ofensiv, Myrto Uzuni pritet të aktivizohet në krahun e djathtë, ndërsa në të majtë mundësinë do ta ketë Arbër Hoxha. Në qendër të sulmit, Nedim Bajrami parashikohet të luajë në rolin e “9-shit fals”, me mundësi që gjatë lojës të
NUMRAT E LOJTARËVE:
Tomas Strakosha numri 1
Ivan Balliu numri 2
Mario Mitaj numri 3
Elseid Hysaj numri 4
Arlind Ajeti numri 5
Berat Gjimshiti numri 6
Adrion Pajaziti numri 7
Kristjan Asllani numri 8
Anis Mehmeti numri 9
Nedim Bajrami numri 10
Myrto Uzuni numri 11
Elhan Kastrati numri 12
Naser Aliji numri 13
Qazim Laçi numri 14
Bujar Pllana numri 15
Juljan Shehu numri 16
Ernest Muçi numri 17
Ardian Ismajli numri 18
Stavro Pilo numri 19
Ylber Ramadani numri 20
Arbër Hoxha numri 21
Armando Broja numri 22
Mario Dajsinani numri 23