I mjaftuan 10 minuta! Tifozët e Juventusit dashurohen me Zhegrovën

19 Shtator 2025, 19:45Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edon Zhegrova

Aktivizimi i Edon Zhegrovës në ndeshjen ndaj Dortmund, pavarësisht dyshimeve për problemet fizike, në minutën e 87-të të ndeshjes Juve–Borussia Dortmund arriti t’i bëjë për vete tifozët bardhezi në vetëm dhjetë minuta.

Ishte ai që dha shkëndijën për golin e 4–4 në minutën e 96-të me pasimin e shërbyer te Vlahovic pas një driblimi, që solli golin e Kelly-t.

Një çlirim edhe për vetë Zhegrovën, i cili, pasi luftoi me pubalgjinë gjatë gjithë sezonit të kaluar, po kërkon ende formën më të mirë, prandaj u mendua se nuk do të ishte as në stol në Champions League.

Megjithatë, rikuperimi i tij fizik bëri që trajneri Igor Tudor ta thërriste. Jo thjesht për të qenë në listë, por sepse, nëse ndeshja do ta kërkonte, ai donte të mbështetej tek sulmuesi nga Kosova.

Sportmediaset raporton se në takimin e së shtunës kundër Veronës, sulmuesi i krahut mund të jetë sërish në fushë, këtë herë më gjatë. Yildiz ka nevojë për një pushim, por do të ishte çudi ta shikoje Zhegrovën menjëherë titullar, një rrezik që Tudor nuk dëshiron ta marrë ende.

Për Zhegrovën, megjithatë, kthimi në fushë me vazhdimësi pas muajsh makthi është tashmë një fitore.

Me vullnetin e tij, ai duhet të tregojë se vendin e titullarit e dëshiron dhe ta fitojë atë.


Video