Luhen sot 6 ndeshjet e para të fazës së ligës! Juve dhe Real Madrid në fushë (KALENDARI)

16 Shtator 2025, 10:47Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube në Evropë, Champions League do fillojë sot me ndeshjet në fazën e ligës. Duke nisur nga ora 18:45 zhvillohen dy duelet Bilbao - Arsenal, ndërsa PSV pret kampionët belgë të Royale Union SG.

Në orën 21:00 e gjithë vëmendja do jetë në Torino, me Juventusin që pret Dortmundin. Po në këtë orar luhen edhe Real Madrid - Marseille, Tottenham - Villarreal apo Benfica - Qarabag.

Raundi i parë i fazës së ligës është i ndarë në tre ditë. Të mërkurën më 17 shtator, luhen gjashtë sfida, ku spikat Bayern - Chelsea apo Liverpool - Atletico Madrid. Të enjte Man. City luan me Napolin.

Faza e ligës në Champions League vendos përballë 36 skuadra në një mini-kampionat me tetë rivalë të ndryshëm për çdo ekip, ku katër ndeshje zhvillohen në shtëpi dhe katër jashtë. Në fund të tetë ndeshjeve, tetë skuadrat e para që kanë grumbulluar më shumë pikë kalojnë në 1/8, ndërsa nga vendi 9 deri në 24 do ketë duele play-off me dy takime. Ndërkohë skuadrat e renditura nga pozitat 25 deri në 36, eliminohen.

Champions League, faza e ligës - Ndeshjet e para:

E martë, 16 shtator 2025

18:45

Athletic Bilbao - Arsenal

PSV - Royale Union SG

21:00

Benfica - Qarabag

Juventus - Dortmund

Real Madrid - Marseille

Tottenham - Villarreal

E mërkurë, 17 shtator 2025

18:45

Olympiacos - Pafos FC

SK Slavia Praga - Bodo/Glimt

21:00

Ajax - Inter

Bayern Munich - Chelsea

Liverpool - Atletico Madrid

PSG - Atalanta

E enjte, 18 shtator 2025

18:45

Club Brugge - Monaco

Copenhagen - Bayer Leverkusen

21:00

Eintracht Frankfurt - Galatasaray

Manchester City - Napoli

Newcastle - Barcelona

Sporting Lisbone - Kairat Almaty


Video