Inter Miami pësoi një humbje të rëndë në transfertë me Charlotte. Disfata ishte 3-0, me vendasit që festuan një fitore të madhe.
Ndeshja nuk shkoi siç duhet për legjendën Lionel Messi, i cili nuk ishte në ditën e tij më të mirë.
Si rrallëherë, argjentinasi dështoi të shënonte nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Me rezultatin ende 0-0, argjentinasi pati një shans për të thyer barazimin nga pika e penalltisë, por panenka e tij u prit lehtësisht nga portieri Kristijan Kahlina.
Messi joins the ever-growing list of penalty takers with a failed Panenka attempt, and Charlotte went on to score moments later ????pic.twitter.com/TvwOOgjg9O
— Men in Blazers (@MenInBlazers) September 14, 2025
Vetëm dy minuta më vonë, Charlotte kaloi në epërsi me anë të Idan Toklomatit, i cili shënoi një tripletë.
Pas kësaj humbjeje, Inter Miami gjendet në vend të shtatë në Konferencën Lindore me 46 pikë dhe ka edhe tre takime për të luajtur.
Ndërkohë, Charlotte FC u ngjit në vendin e tretë dhe zgjati serinë e fitoreve në sezonin e rregullt në një rekord historik prej nëntë ndeshjesh.