Juventusi dhe Interi dhuruan spektakël në derbin e Italisë i cili u mbyll me shifrat 4-3.
Sfida u zhbllokua shumë shpejt nga vendasit me mbrojtësi Kelli dhe Çalhanoglu iu përgjigj në të 31-ën falë një supergoli nga jashtë zone.
Festa nuk zgjati shumë për zikaltërit pasi Jildiz shënoi gol “alla Del Piero” për ti dhënë sërish avantazhin bardhezinjve.
Kështu u mbyll pjesa e parë.
Shfaqja vijoi edhe në të 45 minutat e dyta me Çalhanoglu që barazoi shifrat me një tjetër supergol. Më pas Interi gjeti avantazhin me Markus Turam i cili festoi qetësisht.
Por Juventus nuk e kishte thënë fjalën e fundit kur goditi me të vëllain e tij, Kefren Turam në të 83-ën.
Sfida u vulos në kohën shtesë me Adziç që realizoi një predhë nga jashtë zone, për ti dhënë Juventusi 3 pikë shumë të rëndësishme.
JUVENTUS 4-3 INTER
14′ Kelli, 38′ Jildiz, 83′ Kefren Turam, 90’+1′ Adziç/ 31′, 65′ Çalhanoglu, 76′ Turam