Përplasja me Vuçiç/ Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi

11 Shtator 2025, 15:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Djokovic braktis Serbinë, vendos të jetojë në Greqi

Në botën e tenisit është padyshim një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave, por Novak Djokovic është një emër i njohur dhe për lidhjet e tij me politikën në Serbi dhe një hero kombëtar për serbët.

Por marrëdhënia e tij me presidentin Aleksandër Vuçiç është krisur, aq sa autoritetet e kanë cilësuar 38-vjeçarin tradhtar.

Kampioni me 24 “Grand Slam”, prej kohësh hero kombëtar, ka marrë kritika të ashpra nga mediat pranë presidentit Aleksandar Vuçiç pasi doli hapur në krah të protestuesve, të cilët pas tragjedisë në Novi Sad kërkuan ndryshim politik.

Djokovic publikoi mesazhe solidariteti, iu uroi fitore studentëve dhe u pa me bluzë “Students are champions”, gjë që solli reagime të ashpra dhe akuza si “patriot i rremë”.

Përplasja me Vuçiç/ Djokovic braktis Serbinë, vendos

Për shkak të situatës aspak normale në Beograd, tenisti në fjalë ka vendosur të zhvendoset në Greqi ku dhe ka nisur jetën e re.

Sipas “Tennis24”, ai e ka regjistruar djalin Stefan (11 vjeç) dhe vajzën Tara (8 vjeçe) në “Saint Laërence College” të Athinës dhe ka blerë shtëpi në jug të qytetit.

Ai po mendon edhe për një “Golden Visa”, teksa është takuar dy herë me kryeministrin Mitsotakis.

Ylli botëror i tenisit është parë gjithashtu duke u stërvitur në disa fusha në Athinë.

Novak Djokovic shpesh ka organizuar evente tenisi, sidomos në Serbi, ku njihet dhe për turneun tashmë të zakonshëm, që duket se do ta zhvendosë në Athinë, duke larguar nga Beogradi gjithçka që lidhet me të.


Video