Bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, ulëset bosh në stadiumin “Air Albania”

9 September 2025, 20:24Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, ulëset bosh në stadiumin “Air
Bojkoti i Tifozave Kuq e Zi, ulëset bosh në stadiumin “Air Albania”

Tifozat Kuq e Zi, tifogrupi më i madh dhe më i zjarrtë i kombëtares shqiptare të futbollit e ka bojkotuar ndeshjen e sotme ndaj Letonisë.

Ata e kishin paralajmëruar prej kohësh këtë bojkotim, teksa akuzuan FSHF-në si “tradhtare” për organizimin e Kampionatit Europian U21 në bashkëpunim me Serbinë.

Siç dallohet edhe në stadium, ndonëse disa media raportuan se biletat ishin shitur të gjitha, ulëset në të dyja krahët e stadiumit pas portave, janë të zbrazura.

Po ashtu, një pjesë e ulëseve është bosh për shkak të një dënimi nga Uefa.


Video