Tirana shkarkon Milen pas dy ndeshjesh, pritet të emërohet italiani Roberto Bordin

7 September 2025, 16:36Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana shkarkon Milen pas dy ndeshjesh, pritet të emërohet italiani
Vangjel Mile

Ka zgjatur vetëm dy ndeshje aventura e Vangjel Miles në drejtimin e skuadrës së Tiranës. Klubi bardheblu dhe trajneri 39-vjeçar do të ndajnë rrugët mes tyre pas një aventure shumë të shkurtër.

Mile u gradua trajneri parë i krye qytetasve në fillimin e këtij sezoni, ku më parë kishte mbajtur postin e drejtorit të akademisë së skuadrës.

Në dy javët e para Tirana barazoi kundër Bylisit dhe u mund nga Vora, çka bëri që drejtuesit të mos kishin më durim, por të bëjnë menjëherë ndryshimin në pankinë.

Mësohet se në krye të 26 herë kampionë vetë Shqipërisë do të jetë Roberto Bordin, një emër jo i panjohur për kampionatin shqiptar.

Italiani ka qenë trajneri Elbasanit në 18 ndeshje nëse zonin e kaluar.

 


Video