VIDEO TRISHTUESE për BOTËN e futbollit, Leo Mesi nuk mban lotët për arsyen e veçantë!

5 Shtator 2025, 10:12Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO: Leo Mesi

Leo Mesi ishte në lot para ndeshjes që Argjentina fitoi 3 me 0 përballë Venezuelës.

Kjo ndodhte për herë të parë për argjentinasin dhe arsyeja ishte e veçantë.

Ky takim në Argjentinë mund të jetë i fundit për Mesin. Dhe në “Estadio Monumental” emocionet ishin të shumta.

38-vjeçari është drejt fundit të karrierës dhe Botërorit 2026 mund të jetë i fundit me Argjentinën.

“Do të jetë ndeshje shumë special për mua sepse është e fundit kualifikuese. Për këtë e gjithë familja ime do të jetë aty me mua”, u shpreh Mesi para ndeshjes me Venezuelën.

Sfida ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Mesi shënoi dopietë, ndërsa Argjentina prej kohësh e ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2026.


Video