Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo foli në konferencë për shtyp, në prag të miqësores me Gjibraltarin.
Tekniku kuqezi deklaroi se gjendja e Armando Brojës është shumë e mirë, por lojtari duhet të luajë për të fituar eksperiencë.
Në lidhje me largimin e Adrian Bajramit te Zvicra, Silvinjo nuk donte të bënte polemika, duke thënë se kjo ndodh edhe te Brazili, me lojtarët që janë mes “Seleçaos” dhe Italisë.
“Broja është shumë mirë. Nuk ka probleme. Broja e di që duhet të luajë sa më shumë. Është lojtar i ri dhe duhet të jetë në fushë për të fituar eksperiencë.
Ndryshoi ekip. Është një jetë e re dhe një metodologji e mirë për të. Është duke u përmirësuar. Po stërvitet normalisht. Është në gjendje optimale.
Me Letoninë është një ndeshje normale. Nuk jemi në presion. Jemi mësuar me të tilla. Nuk kemi shans tjetër nëse ka rezultat tjetër përveç fitores. Duhet ta përgatisim ndeshjen shumë mirë
Sa i përket Adrian Bajramit. Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet. Pas listës përfundimtare, nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Fola 30 minuta më të në telefon. Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë, madje edhe te Brazili, kur lojtarët ishin mes Brazilit dhe Italisë. I uroj çdo të mirë lojtarit”, u shpreh Silvinjo.
Shqipëria do të luajë miqësoren ndaj Gjibraltarit më 4 shtator, ndërsa më 9 shtator përballet me Letoninë, në sfidën kualifikuese të Botërorit.