Lamtumirë PSG! Donnarumma shkon te Manchester City, detajet e transferimit të bujshëm

1 Shtator 2025, 18:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donnarumma

Portieri Gianluigi Donnarumma do të vazhdojë karrierën në Premier League.

Italiani ka kompletuar transferimin e tij te Manchester City.

Klubi anglez ka mbyllur akordin me PSG-në, për transferimin e gardianit italian për shifrën e 40 milionë eurove.

Fillimisht parisienët kërkonin 50 milionë euro, ndërsa oferta e parë nga City ishte 30 milionë euro.

Marrëveshja për transferimin e Donnarummës u mbyll, pasi Ederson u largua nga “qytetarët” për të kaluar te Fenerbahce në Turqi.

Për Donnarummën, Premier League do të jetë kampionati i tretë në karrierë, pas Serie A dhe Ligue 1.


Video