Aksident me vdekje në Dimal

25 Nëntor 2026, 22:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident me vdekje në Dimal

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 67-vjeçari është shënuar sonte në fshatin Samaticë, në Bashkinë Dimal.

Viktima, i identifikuar si Zenun Zeka, banor i këtij fshati, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, makina është përmbysur në kanalin anës rrugës, duke i shkaktuar vdekjen drejtuesit të saj. Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar trupin e pajetë të 67-vjeçarit drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.

Ndërkohë, grupi hetimor ka kryer veprimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e automjetit, e kombinuar me mungesën e ndriçimit në rrugë.


Vox Pop

Video