Arjola Buzyka pritet të jetë emri i ri në drejtimin e kopshteve të bashkisë së Tiranës, duke zëvendësuar Zhaneta Beqirin në këtë detyrë.
Ndryshimi vjen pas shkarkimit të Zhaneta Beqirit nga posti i drejtoreshës së kopshteve, ndërsa në vend të saj nga kryebashkiaku Veliaj është përzgjedhur, Arjola Buzyka.
Byzyka është një ish-drejtuese e administratës arsimore në Tiranë, me eksperiencë në sektorin e arsimit publik.
Ajo mbante më parë detyrën e Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore Rajonale (DAR) Tiranë.
Emri i saj figuron në grupin teknik të punës për vlerësimin e riskut në nivel vendor të Bashkisë Tiranë, në funksionin e Drejtorisë së Politikave Lokale Arsimore.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016