Jamarbër Malltezi ka folur për mediat ditën e sotme jashtë Gjykatës së Posaçme lidhur me çështjen e gjyqtares, Irena Gjoka.
Malltezi u shpreh për mediat se kjo e fundit po mbrohet nga institucionet e shtetit, ndërsa shtoi se çdo ditë jemi para një krimi në vijim nga ajo.
“Kemi institucionet e shtetit që u vendosën për të mbrojtur Irena Gjokën. Shteti shqiptar ka dështuar të mbajë të njëjtin standard me rastin e Irenës. Çdo ditë që kalon jemi para një krimi në vijim nga Irena Gjoka. Ligji e detyron çdo magjistrat, që kur merr vesh se ka dënime apo dëbime atë ditë që e merr vesh, atë ditë duhet ta përfshijë te formulari. Irena Gjoka ende nuk e ka përditësuar. Pra, një krim në vijim. Kemi një personazh që ka gënjyer dhe vijon të gënjejë. Irena Gjoka mbrohet nga Edi Rama dhe falangat e krimit”, tha Malltezi.
Sipas tij, çdo gjyqtar në momentin kur merr vesh se ka dënime apo dëbime duhet ta përfshijë në formularin e vetëdeklarimit. Malltezi tha se këtë gjyqtarja Gjoka ende nuk e ka bërë dhe për këtë shkak është një krim në vijim.