Deputetja Elisa Spiropali, në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me vendimin e grupit parlamentar të PS, për përjashtimin e saj, pa i dhënë mundësinë as të dëgjohej.
Sipas Spiropalit, një veprim i tillë nuk merrej as nga Partia Komuniste, ndërsa tha se drejtuesit e PS kanë frikë të dëgjojnë fjalën e një gruaje.
Pjesë nga fjala e Spiropalit:
Momentin që protesta e Flamingove, pulsonte me atë që njerëzit kërkojnë, isha e para që reagova, se ashtu e ndjeva, se mund të kisha bërë shumë mirë edhe tjetrën. PS është një masë e madhe njerëzish, që padrejtësisht është në mes të një sulmi, ku edhe deputetët e PS e kanë të vështirë që të përballen me njerëzit.
Se nuk e pyet njeri PS, këto janë vendime që merren në salla të, mbyllura, me vullnetin e asnjë njeriu. Në atë asamble nuk u mor asnjë vendim, nuk u bë asnjë votim, dhe për mos ta bërë personale, më keq do të shkojë nëse ne nuk ndyshojmë, gjenerata Z është themeli i të ardhmes.
Tani vijmë të vendimmarrja e grupit, unë as nuk isha në atë mbledhje grupi, aty nuk u bë votim, u legjitimua një vendim, që nuk ishte vendim. Kolegë të nderuar kërkuan që unë të isha aty, kaq frikë paskan nga fjala e një gruaje, gratë kanë dhe qëndrime, nuk janë vetëm fasadë.
Unë nuk jam flamingo e parë, do ta kisha për nder të isha. As Koçi Xoxe dhe as Kadri Azbiu nuk i bënin këto, çfarë është kjo që partia të jetë një grusht i bashkuar, unë më shumë se jut ë gjithë kam mbajtur debatin me Sali Berishënn ë Kuvendin e Shqipërisë, nuk mund të ketë vendimmarrje të tilla.