Pep Guardiola ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime për t’u bërë trajner i Kombëtares së Italisë.
Në një intervistë për emisionin “Face to Face” të legjendës braziliane Romario, trajneri spanjoll tregoi se ishte kontaktuar nga Paolo Maldini dhe Leonardo, në emër të Federatës Italiane të Futbollit.
“Është hera e pare që flas publikisht për këtë, por po, kam biseduar me ta. Ishte një nder i madh. Pothuajse më vinte turp t’i thoja jo një kombëtareje si Italia, një vendi si Italia”, deklaroi Guardiola.
Ai shtoi se ishte një prej nderimeve më të mëdha të karrierës së tij që Italia e kishte konsideruar për postin e përzgjedhësit, por koha nuk ishte e përshtatshme.
“Më kontaktuan në një moment kur kisha nevojë të ndalesha. Nëse do të më kishin kontaktuar pas një apo dy vjetësh, me shumë gjasë do të kisha pranuar”, u shpreh ai.
Guardiola, i cili është në periudhë pushimi pas largimit nga Manchester City, shpjegoi se pas 18 vjetësh si trajner dhe presionit të vazhdueshëm për të fituar, kishte nevojë për kohë për veten.
55-vjeçari është një nga trajnerët me më shumë trofe në historinë e futbollit. Ai ka fituar gjithsej 41 trofe me tri klube të ndryshme, Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn.