Isak te Liverpool për 150 mln euro, është blerja më e shtrenjtë në historinë e Premier League

1 September 2025, 18:10Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Isak te Liverpool për 150 mln euro, është blerja më e
Alexander Isak

Marrëveshja e vitit, më e shtrenjta ndonjëherë në historinë e Premier League. Alexander Isak do të jetë qendërsulmuesi i ri i Liverpool deri në orën 8 të mbrëmjes së sotme, kur dhe mbyllet merkato e verës.

Ai do të jetë lojtari më i shtrenjtë në historinë e Ligës angleze, pasi është paguar 150 milionë.

Isak ishte ndër lojtarët kryesorë që i dhanë Newcastle Kupën e Ligës së Anglisë, trofeun e parë të rëndësishëm pas 70 vitesh.

Bisedimet e zgjatura për të arritur marrëveshjen dominuan merkaton e verës në Premier League, ku fillimisht oferta ishte më shumë se 125 milionë euro, por nuk u pranua.

Shuma e paguar për Alexander Isak kalon edhe atë të Florian Wirtz. Liverpool i dha Bayer Leverkusen gati 135 milionë euro, përfshirë bonuset.

Liverpool ka shpenzuar plot 520 milionë për t’u përforcuar gjatë kësaj vere.

Këto lëvizje po japin rezultat, pasi Liverpool është në vendin e parë në Premier League me pikë të plota.


Video