
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes së kuqezinjëve me Gjibraltarin. Takimi miqësor zhvillohet të enjten e 4 shtatorit.
Teksa preku një sërë çështjesh në konferencën e tij, Sylvinho u ndal edhe te rasti i Ardian Bajramit.
Mbrojtësi i ri kishte ftesë nga Shqipëria, por ai vendosi të luajë për Zvicrën dhe tashmë kuqezinjtë janë e shkuara për të.
Sylvinho zbuloi më shumë detaje rreth këtij rasti, i cili ka sjellë reagime të ashpra nga tifozët kuqezi të cilët kanë dalë haptazi kundër zgjedhjes së lojtarit.
“Sa i përket Adrian Bajramit. Ne e kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve që më 17 gusht. Nga kjo kohë nuk kemi pasur ndonjë njoftim nga klubet”, zbuloi Sylvinho.
“Pas listës përfundimtare, nuk kishte ndonjë ndryshim. Pas një ditë, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën”.
“Fola 30 minuta më të në telefon”, vijoi ai, pa zbuluar detajet e telefonatës.
“Nuk kam diçka për të thënë. Kjo ndodh me çdo kombëtare në botë”.
“I uroj çdo të mirë lojtarit”, tha trajneri i Shqipërisë.
Më pas, trajneri i kuqezinjëve shtoi: “Nuk ndihem në faj për largimin e Bajramit. Unë mundohem të bëjë më të mirën për grupin”.
“E kujtoj para dy vitesh, kur një brazilian fliste me një shqiptar në gjuhën portugeze. Kemi folur edhe për disa elementë taktikë”.
“Është diçka që e kam përjetuar te Brazili. E njoh si histori. Nuk kam çfarë të them tjetër thjesht suksese lojtarit”, përfundoi Sylvinho.