Kenan Yildiz do të vazhdojë të jetë pjesë e Juventusit edhe për disa sezone.
Bardhezinjtë pësuan ndryshime të shumta në sulm, por i vetmi emër i paprekshëm për drejtuesit ishte futbollisti turk.
Arsenal dhe Chelsea treguan interes konkret, por ofertat e tyre nuk u morën në konsideratë nga drejtuesit italianë.
Te Juventusi kanë përgatitur rinovimin e kontratës deri në vitin 2030, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër.
Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe pritet vetëm zyrtarizimi. Për lojtarin do të ketë edhe rritje të pagës, nga 1.5 milionë euro që merr në sezon, do të përfitojë rreth 5 milionë euro me bonuse.
Firma në kontratën e re pritet të vijë pas pushimit të kombëtareve, kur edhe babai i Kenan Yildiz të zbarkojë në Torino, pasi kujtojmë se është edhe agjent i tij.