Haaland e “ekzagjeron”, shënon 5 gola, Norvegjia fiton 11-1 me Moldavinë dhe “tmerron” Italinë

9 Shtator 2025, 23:01Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Haaland

Norvegjia ka arritur një rezultat historik për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, pasi mundi në Oslo 11-1 Moldavinë. Serinë e golave e hapi Myrhe në minutën e 6-të, pas asistit të Haaland. Pastaj ishte radha e sulmuesit të Man. City për të shënuar 3 gola dhe në fund të pjesës së parë, Martin Odegaard shënoi golin e pestë.

Haaland e nisi sërish me gol pjesën e dytë, duke shënuar të gjashtin në minutën e 52-të. Më pas ishte radha e Thelo Aasgaard, mesfushorit që luan për Rangers, për të marrë skenën, duke shënuar tre gola rresht për më pak se 15 minuta. I futur në fushë në minutën e 64-të, gjeti golin tre minuta më pas, në minutat 76′ dhe 78′ shënoi dy gola të tjerë, i fundit me penallti.

Golin e vetëm për moldavët e shënuan norvegjezët. Një minutë pasi ishte futur në fushë, Leo Ostigard kthen topin mbrapsht dhe nuk kuptohet me portierin. Në minutën e 83-të, “makineria” Erling Haaland shënon golin e pestë personal dhe të dhjetin për Norvegjinë. Në fund të takimit, Aasgard shënoi golin e katërt personal dhe të 11-tin për Norvegjinë.

Pas kësaj fitoreje, Norvegjia kryeson Grupin I me 15 piëk në 5 ndeshje dhe lë Italinë në vend të dytë me 9 pikë me 4 ndeshje. “Axurrët” rrezikojnë shumë për kualifikimin në Botëror.

1- Norvegji 15 pikë në 5 ndeshje

2- Itali 9 pikë në 4 ndeshje

3- Izrael 9 pikë në 5 ndeshje

4- Estonia 3 pikë në 5 ndeshje

5- Moldavi 0 pikë në 5 ndeshje

Në grupin H, Austria fitoi sfidën direkte ndaj Bosnjes për vendin e parë, me rezultatin 1-2 në sfidën e luajtur në Zenica. Të tre golat u shënuan në pjesën e dytë. Sabitze zhbllokoi rezultatin në minutën e 49-të, Dzeko barazoi një minutë më pas. Konrad Laimer shënoi golin e fitores në minutën e 65-të.

Në sfidën tjetër të këtij grupi, Rumania edhe pse ishte në avantazh të dyfishtë nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Qipros në Nicosia.

Situata në grupin H:

1- Bosnja 12 pikë në 5 ndeshje

2- Austria 12 pikë në 4 ndeshje

3- Rumania 7 pikë në 5 ndeshje

4-Qipro 4 pikë në 5 ndeshje

5- San Marino 0 pikë në 5 ndeshje


Video