“Mund të kisha qenë numri 10 i Juventusit”, Shaqiri: Interi im ishte ndërtuar keq, atje më çuan të kurohesha te një… shaman

10 Shtator 2025, 13:49Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri, sot lojtar i Basel-it, ka rrëfyer për “Gazzetta dello Sport” eksperiencën e tij të vështirë tek Interi:

“Unë mbërrita te një nga skuadrat zikaltër më të dobëta të 15 viteve të fundit. Ishim Inter i ndërtuar keq, pa ekuilibër dhe pa kampionë. Mua më ishte premtuar se do të luaja shumë, por prisja një kontekst tjetër. Grupi ishte i mirë, edhe pse atmosfera shpesh jo pozitive. Kur humb shumë ndeshje është e vështirë”.

Shaqiri kujtoi marrëdhënien e tij me Roberto Mancinin: “Do t’i thoja që mund të më aktivizonte më shumë (qesh), por kam shumë respekt për të si trajner”.

Ai tregoi edhe një episod, kur pësoi dëmtim në Itali: “Më çuan te një shaman (shërues tradicional, mistik, jo mjek me diplomë). Më thanë se kishte kuruar edhe Ronaldon, ‘Fenomenin’. Edhe Mancini ma sugjeroi. Udhëtova një orë e gjysmë, por ishte përvojë katastrofike, nuk më vlejti për asgjë”.

Shaqiri ka treguar se përpara se të nënshkruante me Interin, ai mund të kishte luajtur për Juventusin.

“Mund të kisha qenë numri 10 i Juventusit disa vite më parë. Ata donin që unë të zëvendësoja Diegon, i cili ishte një mesfushor sulmues atje. Isha te Bajern, nuk luaja shumë dhe isha i hapur për një transferim. Por pastaj nuk ndodhi asgjë. Do të më kishte pëlqyer në atë kohë, tani në Itali mbështes zikaltërit.”

Shaqiri bëri parashikimin e tij për fitimin e Scudettos në sezonin 2025/26, me referencë të veçantë për shanset e Interit, të udhëhequr aktualisht nga Cristian Chivu:

“Si e shoh Interin? Interi është një ekip i shkëlqyer dhe si i tillë duhet të synojë gjithmonë të fitojë. Ata i kanë mbajtur të gjithë yjet e tyre dhe janë forcuar, kështu që duhet të shkojnë deri në fund në të gjitha garat. Është e vërtetë që ka ndryshuar trajner, por jam i bindur që ata mund ta fitojnë Scudetton. San Siro është një vlerë e shtuar. Më kujtohet që është një stadium fantastik, gjë që është mbresëlënëse kur është plot.”


Video