A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Chermen Valiev ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Botëror të Mundjes që po zhvillohet në Kroaci.
Ai u mposht vetëm në finalen kundër japonezit Takahashi, i cili fitoi me rezultatin 8-2, në peshën 74 kg.
Pavarësisht humbjes në finale, mund të quhet një rrugëtim i suksesshëm për Shqipërinë, pasi sjell një medalje.
Valiev u kualifikua në finale një ditë më parë, pasi arriti të kalojë me sukses rusin Sidakov në gjysmëfinale me rezultatin 6-4.
Në finale nuk arriti të përsëritë të njëjtën paraqitje, por medalja e argjendtë mbetet një arritje e çmuar.
Vlen të përmendet se Valiev i ka dhuruar Shqipërisë medaljen e parë olimpike në histori.
Ai vazhdon të mbetet një nga sportistët më të rëndësishëm të Shqipërisë.