Fenerbahce akuzon: Mourinho e ka planifikuar eliminimin për të shkuar te Benfica

18 Shtator 2025, 18:26Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mourinho

Njëzet e pesë vjet pas përvojës së tij të parë në pankinën e Benfica, Jose Mourinho është rikthyer në vendlindjen e tij për të drejtuar sërish klubin e Lisbonës.

Pas shkarkimit nga Fenerbahce në fund të gushtit, ardhur pas humbjes në Champions League pikërisht kundër Benficas, Special One u identifikua shpejt si pasuesi ideal i Bruno Lage, i shkarkuar pas humbjes surprizë 3-2 kundër Qarabag.

Kalimi nuk ka qenë pa polemika. Ali Koç, presidenti i Fenerit, ka ironizuar mbi atë që e ka quajtur një “rastësi të çuditshme”. Sipas tij, Mourinho do të kishte parashikuar krizën e Benfica dhe do të kishte planifikuar rikthimin, duke nënkuptuar se pas kuintave kishte një marrëveshje me ish-drejtorin sportiv Mario Branco.

Mourinho i ka hedhur poshtë me vendosmëri këto akuza.

I intervistuar nga e përditshmja portugeze A Bola, trajneri nga Setubal ka shpjeguar se nuk ka kurdisur kurrë asgjë kundër askujt dhe se “gjithmonë kthen faqen” sapo mbyll një përvojë, duke shtuar se nuk ka hezituar asnjë çast të pranonte thirrjen e Benfica kur iu paraqit rasti.

Ish-trajneri i Inter dhe Romës, sipas akuzave që i bëhen nga Turqia, do të duhej të kishte një aftësi parashikimi të jashtëzakonshme dhe mjaft të zhvilluar.

Marrëveshja mes trajnerit 62-vjeçar dhe klubit Le Aguias u zyrtarizua të mërkurën në mbrëmje: Mourinho mori në dorë skuadrën që të enjten pasdite, duke firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Me një palmares ndërkombëtar që shtrihet nga sukseset në Premier League dhe Serie A deri te fitoret në Champions League dhe Europa League, trajneri nga Setubal synon tani ta rikthejë Benfica në majat e futbollit portugez dhe europian.

Ky rikthim në atdhe përfaqëson jo vetëm një moment simbolik në karrierën e tij, por edhe mundësinë për të shkruar një kapitull të ri të lavdishëm për Shqiponjat e Lisbonës.


Video