Del Piero: Ky barazim i Juves vlen sa 3 pikë. Yildiz? Shënoi gol mahnitës, topi merr dy efekte…

17 Shtator 2025, 17:22Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alessandro Del Piero

Alessandro Del Piero, i pranishëm në studiot e “Sky Sport”, komentoi barazimin spektakolar 4-4 të Juventusit ndaj Borussia Dortmundit, duke vlerësuar shpirtin e skuadrës dhe golin e Kenan Yildiz.

Mbi ndeshjen:

“Juve ishte e bllokuar dhe e mbuluar në pjesën e parë, në të dytën e kuptuam pse…

Ka gjithmonë prirje për t’i nënvlerësuar verdhezinjtë. Sidoqoftë, Juventusi gjeti energji të tjera me durim, zemërim dhe grintë, deri në fund, siç është edhe motoja e tij. Këto janë sinjale të bukura dhe shumë të rëndësishme të një grupi që është gjallë, ka besim te njëri-tjetri dhe te trajneri. Është një pikë që vlen më shumë, në vetëdije vlen 3”.

Mbi Yildiz:

“Goli që shënoi ishte i jashtëzakonshëm për nga trajektorja e topit. Duhet t’i bëj komplimente. Ajo që e bën të veçantë është se topi merr dy efekte; rrotullohet ndërsa ulet dhe bëhet i papërballueshëm për portierin”.


Video