Ndihmëstrajneri i kombëtares: Po të kualifikoheshim në Botëror, do na bënin statujë në Tiranë

18 Shtator 2025, 17:31Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sylvinho dhe Pablo Zabaleta

Pablo Zabaleta, ndihmëstrajneri i ekipit Kombëtar të Shqipërisë, ka folur rreth punës së tij te kuqezinjtë, dhe më gjerë, në një intervistë me “Flashscore”.

Ndihmësi i trajnerit Sylvinho tregon se të shkosh në Kupën e Botës me një ekip të vogël si Shqipëria “është ëndrra” e madhe. Por, sigurisht që ka shumë sfida përpara.

Argjentinasi thotë se nëse Shqipëria do të arrinte kualifikimin ne Kupën e Botës 2026, atëherë ai do të kishte dhuratë speciale nga shqiptarët.

“Do të na bënin një statujë në Tiranë”, thotë ai për “Flashscore”.

Shqipëria do të ketë ndeshjen e radhës në kualifikuese përballë Serbisë dhe Zabaleta e di rëndësinë e saj, brenda dhe jashtë fushës.

“Është një sfidë që duhet të merret me kujdesin e duhur, sepse në vitin 2016 pati probleme”, tha ai.

“Është një ndeshje që mbart shumë rreziqe sociale, por ne duam të shkojmë në Kupën e Botës”, vijoi ish-lojtari i Manchester City-t.


Video