Ethe e të dridhura, dy FUTBOLLISTË përfundojnë në spital me urgjencë!

11 Shkurt 2024, 20:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy futbollistë, një lojtar i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë përfunduar në spital pasi kanë pasur probleme shëndetësore.

Futbollisti i Skënderbeut, Randi Dumfor dhe ai i Kukësit, Kleandro Lleshi kanë shfaqur simptoma si të dridhura, ethe dhe të tjera gjatë ndeshjes.

Për këtë arsye, kanë ndërhyrë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes.

Më pas është lajmëruar autoambulanca, që i ka transportuar dy futbollistët në spitalin e Korçës. Ende nuk dihen detaje nga gjendja e tyre shëndetësore.

Video