Ancelotti flet për të ardhmen e Kroos: Nëse del në ‘pension’, e bën sepse ai ka këllqe

10 Shkurt 2024, 14:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Carlo Ancelotti është i hapur për të ardhmen e Toni Kroos. Mesfushorit 34-vjeçar gjerman i skadon kontrata dhe mund të zgjedhë t’i japë fund karrierës, pas mbylljes së këtij sezoni.

Dje, nëna e Kroos, e cila është kujdesur për interesat e tij në 9 sezonet e fundit, ka pranuar: "Dëshira ime është që djali të rinovojë edhe një sezon me Real Madridin". Ancelotti nuk e fshehu se shpresonte për të njëjtën gjë.

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes Real Madrid-Girona, të planifikuar për më 10 shkurt, në orën 18:30, Ancelotti deklaroi: “Ne duhet t’i respektojmë gjithmonë prindërit tanë, është diçka që iu mungon gjeneratave aktuale.

Sidoqoftë, ky është një vendim që Kroos do ta marrë në kohën më të mirë dhe në mënyrën më të mirë. Nëse del në ‘pension’ në fund të këtij sezoni, do ta bëjë këtë sepse ka karakter dhe këllqe.

Ancelotti shprehu edhe mendimin e tij për futjen e kartonit blu në futboll: “Ideja e përgjithshme me rregulloren është që ajo të thjeshtohet sa më shumë. Nuk e di nëse konkretisht kartoni blu do t’i shërbejë këtij qëllimi, por rregulloret duhet të shkojnë në atë drejtim dhe ndjesia që më jep është se çdo vit bëhet më e ndërlikuar".

Video