“Mezi pres të luaj me Beshiktashin”, Ernest Muçi pritet me entuziazëm në Stamboll

9 Shkurt 2024, 18:44Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ernest Muçi

Ernest Muçi është tashmë një futbollist i Beshiktash. Sulmuesi i kombëtares shqiptare firmosi me gjigantin turk në limitet e merkatos së dimrit për të kompletuar kështu transferimin më të madh të Legias së Varshavës. Pritja ka qenë ajo që ka lënë shije të mirë tek Muçi, i cili u shfaq i emocionuar para qindra tifozëve.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Është një ëndërr e kthyer në realitet për mua që të luaj për një klub kaq të madh. Akordi ndodhi shumë shpejt dhe jam i lumtur që u krye ky transferim. Është një nder i madh për mua që të jem pjesë e këtij gjiganti futbolli.”

Kartoni i 22-vjeçarit i kushtoi arkave të “shqiponjave të zeza” 10 milionë euro, një milion prej të cilave janë të destinuara për Tiranën. Muçi ka firmosur për 3 vite e gjysmë në kryeqytetin turk për tu bashkuar me yje të skuadrës, mes të cilëve sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica.

Në 34 ndeshje të këtij sezoni, ai ka shënuar 9 gola dhe 2 asistime. Muçi ka luajtur 7 herë për kombëtaren e Shqipërisë, ka shënuar edhe 2 asistime, ndërsa vlera aktuale e futbollistit shqiptar në treg është 8 milionë euro.

Video