Liga e Kombeve / Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët

8 Shkurt 2024, 18:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shqipëria në Ligën e Kombeve

Është hedhur sot në Paris shortin për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve.

Turneu i cili ka zëvendësuar miqësoret në kontinent, po tërheq mjaft interes edhe për faktin se u mundëson ekipeve kombëtare që të ndeshen me rivalë të të njëjtit nivel.

Kështu, Shqipëria do të përballet në Ligën B, dhe Grupin B1.

LIGA B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan

Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Ndërsa Kosova gjithashtu do të ketë përballë kundërshtarë të lehtë në Ligën C.

LIGA C

Grupi C1: Suedi, Azerbajxhan, Sllovaki, Estoni

Grupi C2: Rumani, Kosovë, Qipro, Lituani/Gjibraltar*

Grupi C3: Luksemburg, Bullgari, Irlanda e Veriut, Bjellorusi

Grupi C4: Armeni, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Letoni

Video