Me Mbappé dhe talentet e rinj do vendosë “diktaturën” për një dekadë, Premier League trembet nga Reali i Perez

7 Shkurt 2024, 20:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Me Mbappé dhe talentet e rinj do vendosë “diktaturën” për një dekadë, Premier League trembet nga Reali i Perez

Jude Bellingham, Rodrygo, Vinicius Jr, Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni. Ata janë baza e re që Real Madridi ka zgjedhur për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit, të cilit së shpejti do t’i shtohet një tjetër talent si Endrick dhe një yll i përmasave globale si Kylian Mbappé.

Një skuadër shumë e fortë, e cila shqetëson shtypin anglez, sepse “mund të dominojë futbollin botëror për një dekadë, veçanërisht nëse do të mbërrinte edhe sulmuesi francez. Real Madridi do të ketë ekipin më të mirë U-25”.

Një strategji e qartë, në të cilën spikat puna e Juni Calafat në Brazil: “Është rezultat i viteve të punës në tregun e transferimeve në mënyrën më efektive se çdo klub tjetër në futbollin botëror”.

Edhe zgjedhja për ta lënë Benzema të largohej dhe të nënshkruhej me një sulmues 33-vjeçar si Joselu “ishte një ftesë e hapur për Mbappé, i cili kështu mundi të nderonte kontratën e tij me PSG-në deri në fund dhe tani është i lirë të transferohet në Spanjë”.

Këtyre kampionëve mund t’iu shtohet edhe Alphonso Davies, mbrojtësi i majtë 23-vjeçar i Bayern Munich: “Real Madridi nuk do të ndalojë së planifikuari për të ardhmen, edhe nëse arrin ‘xhekpotin’ këtë verë me mbërritjen falas të Mbappe. Për shembull, madrilenët nuk do të duan të ndalen kur Erling Haaland të vendosë të ndërmarrë një sfidë të re”.

Video