Salah bën gati “valixhet”, zbulohen dy pasuesit e “faraonit”!

6 Shkurt 2024, 12:43Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Momo Salah

Momo Salah, pritet të largohet në përfundim të këtij sezoni, me “faraonin” që e pret një kontratë sheikësh në Arabinë Saudite.

Largimi i Salah do të krijonte një boshllëk të rëndësishëm në radhët e Liverpool, për këtë arsye drejtuesit e klubit të kuq kanë nisur që tani sondazhet për të gjetur pasuesin e tij të mundshëm.

Sipas mediave angleze dy janë kandidatët kryesorë për të marrë vendin e tij, bëhet fjalë për Ansu Fati, pjesë e Brighton këtë sezon, por në pronësi të Barcelonës. Emri tjetër është Raphina, sërish pjesë e Barcelonës.

Video